Bislimi në Greqi: Sfidat që i shfaqen Kosovës drejt rrugës në BE janë më shumë të jashtme sesa brenda vendit

by Nexhat

Në ditën e dytë të qëndrimit në Athinë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në një panel diskutimi në Greqi për Ballkanin Perëndimor dhe rrugën e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian tha se Kosova Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces.

I pyetur në këtë panel se sa është reale mundësia e anëtarësimit në BE deri në vitin 2030, zëvendëskryeministri theksoi se duhet të ketë një proces të standardizuar të vlerësimit për të gjithë rajonin, në lidhje me zbatimin e reformave dhe rrugën përpara drejt BE-së.

Por, Bislimi tha se në rastin e Kosovës, sfidat që shfaqen janë më shumë të jashtme sesa që burojnë nga brenda vendit.

“Vendi ynë vijon të mbetet i përkushtuar në zbatimin e reformave dhe arritjen e standardeve europiane”

Duke folur për rëndësinë gjeostrategjike të rajonit të Ballkanit Perëndimor si dhe rëndësinë e zgjerimit, Bislimi tha se me procesin e liberalizimit të vizave tashmë të kompletuar e të arritur, Kosova vijon punën në trajektoret e tjera po aq të rëndësishme për vendin dhe veçanërisht rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Republika e Kosovës ka shfaqur maturi e përgatitje në këtë proces, duke analizuar dhe sektorët e fushat përmes së cilave edhe më së shumti dëshmojmë që jemi gati, kemi avancuar e shënuar progres të shpejtë dhe meritojmë hapa konkretë tutje”.

Tema e diskutimit të këtij paneli ishte “Ballkani Perëndimor dhe Zgjerimi i BE-së 2030- Ëndërr apo Realitet?” ku Bislimi ishte bashkë me homologë nga rajoni e po ashtu dhe përfaqësues nga Sllovenia, Sekretari i Shtetit për çështje Evropiane, Marko Stucin dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Greqisë, Alexandra Papadopolou, siç njofton Zyra e Kryeministrit.

“Kjo ngjarje u organizua nga Eliamep, në bashkëpunim me Forumin Strategjik të Bledit. Pas panelit të diskutimit, u organizua një pritje në margjina të eventit, e ku me ftesë nga ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Georgios Gerapetritis, zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë bashkë dhe me personalitetet e tjera nga ngjarja dhe paneli”, thuhet në fund të njoftimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy