Drejtori i Drejtorisë Kundër Trafikimit të Njerëzve në Policinë e Kosovës po hetohet për dhunë në familje

by Merita

Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Qenieve Njerëzore në Policinë e Kosovës, Riza Murati, dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij për çka po hetohet për veprën penale “Dhunë në familje”.

Incidentin, që ka ndodhur këtë javë, për Klan Kosova e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ku po trajtohet rasti, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.

banner

“Duke ju referuar kërkesës suaj IPK ju konfirmon se është duke trajtuar rastin në fjalë dhe rasti është në fazën e hetimeve preliminare. Të gjitha veprimet në lidhje me rastin janë duke u ndërmarrë në koordinim me Prokurorinë e Shtetit” – thuhet në përgjigjen e IPK-së.

IPK nuk është përgjigjur nëse kanë propozuar apo marrë ndonjë masë disiplinore ndaj drejtorit të DHTQNj në Policinë e Kosovës, ndërkohë që Klan Kosova po pret përgjigje edhe nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për të mësuar veprimet e ndërmarra.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy