Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar propozimet e tij lidhur me çështjen e dinarit, duke thënë se është vendim Bankës Qendrore të Kosovës, në të cilin ai nuk do të përfshihet.
Ai ka thënë se nuk pajtohet me deklarimet se ky vendim u mor për t’i ndëshkuar serbët, por se u bë nga mungesa e kompetencës, duke shtuar se Vetëvendosja nuk ka një histori të gjatë qeverisjeje dhe se nganjëherë ka njerëz që nuk i mendojnë pasojat deri në fund”,
“Tani ka disa jashtë që besojnë që kjo u bë për t’i ndëshkuar serbët. Unë nuk e besoj këtë. Por, unë besoj që – meqë kjo Qeveria e Vetëvendosjes nuk ka një histori të gjatë qeverisjeje – nganjëherë ka njerëz që nuk i mendojnë pasojat deri në fund. Dhe, unë mendoj që kjo është pse unë e karakterizova këtë në Bruksel si paksa jokompetencë, sepse kur flasim për pasojat e padëshirueshme, të gjithë e kuptuan se ka pasoja të padëshirueshme. Por, këto mund të ishin parashikuar dhe do të ishin parashikuar nëse nuk do të ishte [veprim] i pakoordinuar”, ka deklaruar Escobar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë.
“QUINT-i ka shumë përvojë në konvertimin e monedhave, duke kaluar nga një monedhë në euro, por iu desh shumë kohë. Ne kishim vetëm pesë javë”, ka thënë tutje ai.