Analisti amerikan Daniel Serwer, ka reaguar ndaj deklaratës së emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se Serbia ka lidhje financiare dhe organizative në sulmin terrorist në Banjskë dhe se SHBA kërkon përgjegjësi.
Profesori amerikan në Universitetin John Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar deklaratën e emisarit amerikan, të publikuar në rrjetin social X nga analisti nga Instituti Evropa e Re, Jakub Bielamowicz
Escobar ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se SHBA mendon se ka pasur disa lidhje financiare dhe organizative, “por ne po e hetojmë atë plotësisht. Por, për sa i përket krimit që është kryer, mendoj se hetimi është bërë me kompetencë nga Policia e Kosovës”
“Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, ka theksuar ai
Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Serwer.
“U deshën 6 muaj, por më mirë vonë se kurrë”, ka shkruar Serwer, duke iu referuar deklaratës së Escobar.
It took 6 months, but better late then never: https://t.co/pZ8G4DLO4R
— peacefare.net (@DanielSerwer) March 15, 2024