Futbollisti, Josh Cavello i ka propozuar partnerit të tij për fejesë në stadiumin e Adelaide United’s Coopers. Lajmin e ka bërë të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në “Instagram”, ku ka shpërndarë momentin e propozimit.
Krahas fotos, ai shkruan se i duket e drejtë që ta ndajë këtë moment të veçantë në fushë me të gjithë ndjekësit e tij.
Mesfushori australian, 24-vjeçar, falënderoi klubin e A-League për ndihmën e tyre pasi u fejua me Leighton Morrell. I riu tha se klubi kishte siguruar një hapësirë të sigurt në futboll për të.
“Faleminderit Adelaide United që ndihmuat në krijimin e kësaj surprize. Përkrahja juaj e pafundme do të thotë shumë për mua. Ju keni ofruar një hapësirë të sigurt në futboll, një hapësirë që nuk e kisha menduar kurrë në ëndrrat e mia se mund të ishte e mundur dhe më inkurajoi të jetoj çdo ditë të jetës sime në mënyrë autentike”, shkroi ai.