Kryetari Totaj ka pritur në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim, Kolonelin italian Francesco Ferrara

by engel

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se ka pritur në takim për herë të parë, Kolonelin Francesco Ferrara, Komandant i RC-W të KFOR-it, me bashkëpunëtorët e tij.

Njoftimi i plotë i kryetarit Totaj:

“Kisha kënaqësinë ta pres sot, për herë të parë, Kolonelin Francesco Ferrara, Komandant i RC-W të KFOR-it italian, me bashkëpunëtorë, me të cilin biseduam për vlerat e Komunës së Prizrenit, trashëgiminë historike e kulturore, bashkëjetesën shembullore të natyrshme si dhe për jetën e pasur kulturore e sportive.
Me këtë rast diskutuam edhe për bashkëpunimin e ngushtë të Komunës së Prizrenit me institucionet e sigurisë – për ruajtjen e ambientit pozitiv dhe të jetueshëm për të gjithë”.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy