Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, është lajmëruar pas takimeve që ka pasur sot në Beograd me presidentin serb, Aleksander Vuçiq dhe kryenegociatorin, Petar Petkovic,
Lajcak ka thënë se në këto takime ka folur për takimin e ardhshëm të kryenegocitaorëve, për çështjet aktuale të cilat duhet adresuar në mënryë urgjente dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit.
“Pas Prishtinës javën e kaluar, vizitova Beogradin për t’u takuar me presidentin Aleksander Vucic dhe Petar Petkovic. Folëm për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, çështjet aktuale, të cilat duhet të adresohen urgjentisht dhe zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, ka shkruar Lajcak.
After Pristina last week, I visited Belgrade to meet with @predsednikrs @avucic and @PetkovicPetar. We spoke about the upcoming Chief negotiators’ meeting, current issues, which need to be urgently addressed and the implementation of the Agreement on the Path to Normalisation. pic.twitter.com/EogQjHSSzv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) March 15, 2024