Një ndër protagonistet e Big Brother Vip në Shqipëri, aktorja shqiptare Egla Ceno, ka treguar se kur ishte në moshë të re i kanë kërkuar favore seksuale në këmbim të një vendi pune.
Pyetjes “a të ka kërkuar ndonjëherë favor seksual shefi?” në sfidën e “Thuaje ose Pije”, Egla u përgjigj duke treguar se kur sapo kishte mbaruar akademinë, punëdhënësi i vendit që ajo shkoi për të kërkuar punë,në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka kërkuar favore seksuale.
“Po kërkoja punë nëpër Tiranë dhe shkoj te piramida që ishte ‘Top Albania Radio’ dhe punonte një person që sot e shfaq fytyrën e vet në një televizion tjetër bashkë me një kolegun tim.
Në kërkesën time për punën ai tha “po varet”, ka qenë shumë i drejtpërdrejtë. Kam ikur nga sytë-këmbët e tij sepse isha shumë e vogël, sapo kisha mbaruar akademinë. Këta mesa duket mjafton që të jesh femër dhe e provojnë.”- tregoi aktorja.