“Po bëhen dy vite që s’ka takime të nivelit të lartë të përfaqësuesve të Kosovës me administratën amerikane”

by Nexhat

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor , Gabriel Escobar është pyetur lidhur me refuzimin që i ka bërë kryeministri Albin Kurti për çështjen e përdorimit të dinarit dhe se sa do të ndikojë ky refuzim në raportet në mes të Kosovës dhe SHBA-së. Ai përmedni edhe faktin se se tash është viti i dytë që s’ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd në administratën amerikane, 

Escobar tha se marrëdhëniet në mes të vendeve bazohen jo vetëm në interesa të përbashkëta por edhe në vlera të përbashkëta.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Escobar tha se është i rëndësishëm përkushtimi  ndaj të drejtave të njeriut, teksa shtoi se kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për kryeministrin dhe Qeverinë e tij se ku po shkon kjo marrëdhënie.

“Epo, ju e dini, marrëdhëniet tona bazohen, pothuajse gjithmonë, jo vetëm në interesa të përbashkëta, por në vlera të përbashkëta. Dhe, një nga ato vlera të përbashkëta është përkushtimi ndaj të drejtave të njeriut. Pra, fakti që Qeveria më pro-Kosovës në botë dhe Qeveria më pro-amerikane në botë, pra Shtetet e Bashkuara dhe Kosova, po e kanë këtë vështirësi, nuk është për shkak të politikave tona ndaj Rusisë apo Ukrainës apo Kinës, është për shkak të trajtimit të minoriteteve. Pra, kjo duhet të jetë një thirrje zgjimi për kryeministrin dhe Qeverinë e tij se ku po shkon kjo marrëdhënie”, deklaroi emisari amerikan

Escobar tha tutje se tash është viti i dytë që s’ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd në administratën amerikane.

“Jo… Dua të them, fakti është që ne po përpiqemi ta ndihmojmë atë të kujdeset për qytetarët e tij. Dua të them se jemi pothuajse në një pikë ku po përpiqemi shumë të punojmë me të. Tani, pyetja nuk është nëse do të ketë masa, por padyshim ka pasoja. Po kalojmë në vitin e dytë, ndoshta edhe vitin e tretë, dhe nuk ka pasur takime të nivelit të lartë mes askujt në Qeverinë e Kosovës me askënd administratën amerikane. Pra, ky duhet të jetë gjithashtu një tregues për njerëzit se ku është marrëdhënia”, tha ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy