Refuzimet e Kurtit, Escobar: Ka shumë zhgënjim me Qeverinë e Vetëvendosjes në Uashington, Bruksel, Romë, Berlin e Paris

by Nexhat

Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar ka thënë se nuk është hera e paerë që është refuzuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti. Ai pohoi se ka shumë zhgënjim me Qeverinë Kurti si në Uashington, ashtu edhe në Romë, Berlin e Paris,

Në një intervistë për Radio Evropën e Lirë, Escobar theksoi se  forca e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe SHBA-së është mes njerëzve.

banner

“Nuk është hera e parë, këtë ua them. Dhe, ka shumë zhgënjim me këtë Qeveri të Vetëvendosje – jo vetëm në Uashington, por në Bruksel, në Romë, Berlin dhe Paris gjithashtu. Ne, përderisa i afrohemi 25-vjetorit të aksionit të NATO-s, është e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë që forca e marrëdhënies ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës është mes njerëzve”, tha ai.

Escobar shtoi tutje se gjithmonë do të jenë miq të ngushtë të Kosovës pavarësisht dallimeve me individë e qeveri individuale.

Tutje, shtoi se Amerika është duke bërë çdo gjë që ta riparojnë marrëdhënien me qeverinë aktuale.

“Ne gjithmonë do të jemi miq të ngushtë të Kosovës, por kjo nuk do të thotë se nuk do të kemi dallime me individë dhe me qeveri individuale. Dhe, mendoj se këtu jemi tani… po hyjmë në një periudhë të mungesës së komunikimit. Dhe ne, të paktën nga pala amerikane, po bëjmë gjithçka që mundemi për të riparuar këtë marrëdhënie”, tha tutje Escobar në këtë intervistë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy