Shefi i Zyrës së OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka marrë një nismë për heqjen e tabelave nëpër rrugët e veriut dhe në gjithë vendin, të cilat janë të shkruara në çirilicë,
Davenport ka thënë se OSBE përkrah Komisionerin e Gjuhëve në Zyrën e Kryeministrin në përcaktimin e respektimit të përputhshmërisë gjuhësore sipas legjislacionit në fuqi.
Ai ka thënë se hapat për zëvendësimin e tabelave duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij.
“Hapat për zëvendësimin e tabelave që tregojnë emrat e vendeve në gjuhët zyrtare duhet të pasojnë konsultimin me zyrën e tij”, ka shkruar Davenport.
We at @OSCEKosovo support the Language Commissioner in the Office of the PM in determining respect for language compliance under applicable legislation. Steps to replace signs showing place names in official languages should follow consultation with his Office.
— Michael Davenport (@DavenportOSCE) March 15, 2024