“Siguria publike ka marrë përmasa dramatike”, Bardhi: Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve

by Nexhat

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi është shprehur në rrjetet sociale se rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit

Sipas tij atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Bardhi theksoi se lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve.

Reagimi i plotë:

Rendi dhe siguria publike ka marrë përmasa dramatike gjatë muajve të fundit. Atentatet mafioze që përsëriten çdo ditë janë një rrezik permanent për jetën e qytetarëve.

Është e papranueshme që profesionalizmi në strukturat e sigurisë të zëvendësohet me propagandën bajate të Ministrit të Brendshëm. Lidhja e politikës me krimin e organizuar po i pamundëson profesionistëve në Polici të jenë garant të jetës së qytetarëve. Anarkia, krimi dhe vrasjet nuk mund të jenë përditshmëria e qytetarëve në vitin 2024

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy