24
Një sulm me raketa ruse në qytetin jugor të Ukrainës, Odesas, ka vrarë të paktën 14 persona dhe ka lënë të plagosur 46 të tjerë
Lajmi është bërë i ditur nga guvernatorit rajonal Oleh Kiper, i cili tha se mes të plagosurve ka edhe mjekë.
“Ka edhe të lënduar rëndë në mesin e mjekëve dhe shpëtimtarëve. Numri i përgjithshëm i viktimave është duke u saktësuar”, tha ai në Telegram.
Ai shtoi se dy nga të vdekurit ishin një mjek dhe një shpëtimtar, të cilët nxituan të jepnin ndihmën e parë në vendin ku u krye sulmi i parë.