Vuçiq takon Lajçakun, ankohet për “situatë të padurueshme të serbëve” në Kosovë, kërkon angazhim konkret nga ndërkombëtarët

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Alekander Vucic, ka njoftuar për takimin që sot ka pasur me emisarin sllovak, Miroslav Lajcak. Siç ka shkruar Vuçiq në “instagram”, në takim kanë folur për atë që Vuçiq e ka cilësuar si “situatë të padurueshme” të serbëve ne Kosovë,

Presidenti serb ka thënë se në takim kanë shqyrtuar mundësitë dhe temat për të vazhduar diskutimet në Bruksel si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të raporteve,

“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq pas takimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy