“Der Spiegel” zbulon planin e Annalena Baerbockut: Gjermania do ta furnizojë Ukrainën me raketat e fuqishme Taurus

by engel

Annalena Baerbock po punon në fshehtësi për një plan për të dërguar në Ukrainë raketa me rreze të gjatë veprimi Taurus. Kështu shkruan gazeta gjermane Der Spiegel, e cila ka zbardhur një nga opsionet e kreut të Ministrisë së Jashtme.

Gjermania do të transferojë raketat e fuqishme në Britani të Madhe, e cila nga ana e saj do t’i transferojë tek ukrainasit, por do të ruajë kontrollin mbi vendosjen dhe objektivat.

banner

Kështu do të funksionojë që të mos shkelen “vijat e kuqe” të kancelarit gjerman, Olaf Scholz. Ky i fundit disa herë ka deklaruar se nuk do të transferojë këto raketa në Ukrainë pasi në këtë formë do të thotë se Gjermania është në luftë me Ukrainën.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius raportohet se ka urdhëruar ushtarakët gjermanë që t’i përgatitin raketat për dërgim në Ukrainë. Ukrainasit po luftojnë kundër pushtuesve rusë që nga 24 shkurti i vitit 2022.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy