Derbi mes Ballkanit e Llapit mbyllet pa fitues, Malisheva bindëse ndaj Lirisë

by Merita

Pa fitues e pa gola ka përfunduar ndeshja derbi e javës së 26-të e Superligës mes Ballkanit e Llapit.

Të dy skuadrat kishin rastet e veta për të shënuar gol, por në fund rrjetat mbetën të heshtura.

banner

Pjesa e parë ishte e gjitha e dominuar nga skuadra mysafire, por portieri vendas, Enea Koliqi nuk lejoi të mposhtej me disa pritje fantastike, shkruan Gazeta Express.

Në pjesën e dytë pamë një këndellje të suharekasve, por që nuk dha rezultat.

Edhe pas këtij barazimi, diferenca mes dy ekipeve vazhdon të jetë një pikë, me Ballkanin lider me 52 pikë, e Llapi i dyti me 51 sosh.

Në duelin tjetër të ditës së shtunë, fitore ka realizuar Malisheva që mundi bindshëm 0:3 Lirinë në udhëtim.

Sërish protagonist ishte Drilon Hazrollaj, i cili realizoi në këtë përballje.

Zhvillohej minuta e 13-të kur Hazrollaj e kaloi ekipin e tij në epërsi.

Në pjesën e dytë, mysafirët ishin më konkret. Në mintuën e 50-të realizuan me Brrutin, por goli i tij u anulua.

Brruti nuk u dorëzua, pasi në minutën e 76-të realizoi sërish, e këtë herë goli i tij ishte i rregullt për 0:2.

E për rezultatin final u përkujdes Agon Xhaka me kokë në minutën e 86-të.

Me këtë fitore, Malisheva tash ka 47 pikë i katërti, derisa Liria vazhdon të jetë e fundit me 10 pikë dhe me një këmbë në Ligën e Parë.

Superliga vazhdon nesër me tri ndeshje, vëmendja në derbin e anamoravës mes Dritës e Gjilanit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy