Kancelari gjerman Olaf Scholz i kërkoi sot Izraelit që të lejojë kalimin e ndihmave humanitare drejt Gazës, përpara se të udhëtojë vetë drejt Lindjes së Mesme, për një vizitë dy ditore, fillimisht në Jordani, ku do takohet me mbretin Abdullah dhe më pas drejt Izraelit, për tu takuar me kryeministrin Benjamin Netanjahu.
“Është e domosdoshme që ndihmat të mbërrijnë sa më parë në Gaza. Kjo do jetë një temë që e do e diskutoj edhe me Netanjahun”, tha kancelari gjerman para se të udhëtojë drejt Lindjes së Mesme.
Me shqetësim, Scholz foli edhe për planin e ofensivës izraelite për jugun e Gazës, qytetin e Rafahut, atje ku janë strehuar më shumë se gjysma e popullsisë së enklavës palestineze.
Vetëm këtë të shtunë, forcat ajrore gjermane, kanë lëshuar nga ajri, 4 tonë ushqime, një pjesë e të cilave ranë edhe në oqean, por që u kapën në kohë.