Avokatja Nina Tavakoli i bashkohet ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit

by Nexhat

Dhomat e Specializuara të Kosovës, kanë njoftuar se ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi, i është bashkuar avokatja Nina Tavakoli.

Kështu është bërë e ditur një njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara

banner

“Në bazë të Rregullës 26(1) të Rregullores,1 Sekretari njofton Trupin Gjykues të miratimit të znj. Nina Tavakoli si bashkëavokate për z. Hashim Thaçi dhe, në përputhje me rregullën 26(1) të Rregullores dhe nenin 18(6) të Direktivës për avokatin, 2 e informon Trupin Gjykues për pushimin nga puna të z. Albert Moskoëitz si bashkëavokat i z. Thaçi”, thuhet në njoftim

Më tej në njoftim është bërë e ditur se më 4 mars të këtij viti, avokati Misetic e ka informuar sekretarin se do të dëshironte të ndihmohej nga Tavakoli si bashkëavokate

“Tavakoli është pranuar në listën e avokatëve në përputhje me nenin 7(3) dhe 18(1) të Direktivës për avokatin.3”, thuhet tutje në njoftim.

Kujtojmë se muaj më parë trupi gjykues në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, miratoi tërheqjen e Gregory Kehoe si mbrojtës kryesor i Hashim Thaçit.

Në njoftimin e Gjykatës Speciale të Hagës thuhej se vendimi ishte marrë të mërkurën e 14 shkurtit 2024.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy