Derbi i Anamoravës nuk sjell fitues, Drita dhe Gjilani ndajnë pikët

by Nexhat

Drita ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Gjilanit në kuadër të javës së 26-të në elitën e futbollit kosovar, në atë që njihet ndryshe si ‘Derbi i Anamoravës’.

Pjesa e parë ishte shume aktive ku u shënuan tre gola dhe iniciativa kalonte sa në njërën anë tek tjetra

banner

Drita kaloi e para në avantazh me anë të Blendi Baftiu (24’) i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Ensar Huruglicës.

Pas golit të pësuar Gjilani mori plotësisht kontrollin e lojës ku edhe ia dolën që të përmbysin epërsinë e Dritës.

Edi Basa (31’) shfrytëzoi hutinë e Dritës në fazën e mbrojtjes për të barazuar shifrat në 1-1, ndërsa për epërsinë e Gjilanit u përkujdes Qëndrim Ismajli (41’) i cili me një goditje tejet precize nga jashtë zonës shënoi për 2-1.

Në pjesën e dytë Drita ia doli të barazojë rezultatin, ndërsa Gjilani shpërdoroi disa mundësi të mira për të rikthyer avantazhin.

Albert Dabiqaj (55’) shënoi për 2-2 pasi shfrytëzoi daljen e gabuar të portierit Aridon Bllaca. Drita mbeti me një lojtar më pak në terren kur Almir Ajzeraj (58’) u përjashtua nga loja pas një kacafytje me lojtarët e Gjilanit.

Deri në fund Gjilani pati edhe një mundësi të mirë me Kushtrim Shabanin (67’) por goditja e tij me kokë u ndal nga Faton Maloku.

Gjilani e përfundoi ndeshjen me nëntë lojtarë në fushë pasi Dajan Shehi dhe Edison Kqiku u përjashtuan me të kuq pas dy kartonëve të verdhë.

Me këtë barazim Drita vazhdon në vendin e tretë në tabelë me 50 pikë duke mos shfrytëzuar mundësinë për tu bërë lider në Superligë, ndërsa Gjilani numëron 26 sosh në pozitën e shtatë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy