Dhëndri i Trump ambicie për të investuar në Shqipëri, Rama: Ka ndërtuar në disa zona të UNESCO-s

by Nexhat

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur edhe për aplikimin që ka paraqitur kompania e sipërmarrësit amerikan Jared Kushner, dhëndri i ish presidentit Donald Trump pranë Agjencisë së Zhvillimit të investimeve për projekte. Konkretisht ka folur për planin e Jared Kushner që të ndërtojë resorte turistike në ishullin e Sazanit dhe zonën e Zvërnecit në Shqipëri dhe në Beograd.

RamaNëse ky trend vazhdon, 10 mln turistët e vjetshëm do të bëhen 14 milionë këtë vit. Këto ditë,  Jared Kushner, një sipërmarrësh amerikan dhe dhëndri i ish-Presidentit Trump shpalli publikisht ambicien për të investuar në dy projekte të mëdha turistike në Sazan. Sot ata që deri dje na tregonin Malin e Zi dhe Maqedoninë si shembuj të paarritshëm për zhvillime turistike sot flasin për rrezikun që i kanoset Sazanit nga kthimi në një xhevahir i kurorës së artë të turizmit në Mesdhe. Delirojnë për shkatërrimin e një parku imgjinar, të një zone të mbrojtur që e mbrojtur s’ka qenë kurrë. E vërteta që ka rëndësi në këtë mes nuk është se sa palidhje janë këto alarme për rrezikun që i kansoet Shqipërisë nga zbarkimi në Sazan i firmës më prestigjioze e hotelerisë në botë, e cila ka ndërtuar një duzinë strukturash në zonat përrallore në UNESCO-s. E vëreta që ka rëndësi është se Shqipëria, kampione e turizmit në rajon në 2023 nuk është një slogan, por një projekt gjeopolitik që po formësohet me plane dhe masa konkrrete.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy