Dyshime se Rice e bëri jashtëqitjen në shortëse në duelin e vështirë me Porton – vjen përgjigja nga anglezi

by Nexhat

Declan Rice ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm pasi Arsenali rezervoi një vend në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve pasi mundi Porton në 1/8 e finales.

Gjatë lojës, mesfushori anglez u pa me një njollë mjaft kurioze në shortëset të tij kur u përkul

Kamerat u fokusuan menjëherë në to dhe dukej si jashtëqitje.

Rice ka shuar të gjitha thashethemet pasi fotografia u bë virale në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk është ajo që njerëzit supozuan.

Cituar nga Sport Bible, Rice shpjegoi në një podcast: “E kam parë atë foto që qarkullon dhe duket shumë e dyshimtë. Kjo sepse nuk ka asgjë tjetër rreth shortësve përveç asaj zone”.

“Mund të konfirmoj se nuk kishte jashtëqitje. Kështu që unë jam i lumtur të them se është 100 për qind baltë”.

“Fluturova në disa goditje dhe u futa në disa duele… Pra, po, mik, definitivisht nuk është ashtu”, ka shtuar më tej ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy