Rrëfimi për viktimat e trazirave të marsit të vitit 2004

by Nexhat

Egzon Deliu, Avni dhe Florent Veseli, janë tre fëmijët që u mbytën në lumin Ibër në fshatin Çabër të Zubin Potokut.

Dy dekada pas, Zaim Deliu i ka të freskëta momentet, kur e morri lajmin se djali i tij, Egzoni, kishte rënë në lumin pranë shtëpisë

banner

Ngjarja kishte ndodhur në Çabër, fshatin e vetëm shqiptar në Zubin Potok.

“Djali im me dy të tjerë e gjetën vdekjen në lum, kurse Fitimi ka shpëtu. Ka shkuar tek mixha i tij, tek disa kushërinj. Ia kanë kthyer shpirtin me shumë vështirësi, sepse ka qenë shumë i lodhur prej atyre hjekave, se edhe ju ka mbytë vëllai. Ai ka tregu qysh ka ndodhë rasti. Jemi zgjuar, kemi dalë. Më së pari e kemi gjetur kufomën e djalit tim, atë natë,” u shpreh babai i Egzon Deliut, Zaim Deliu

Për shkak se tragjedia ndodhi në lokacion ku jetonin shqiptarë dhe serbë, ngjarja shpejtë morri një ngjyrim etnik.

Fitim Veseli ishte i mbijetuari i vetëm.

Ai kishte dhënë disa deklarata në disa televizione, ku tregonte se si një grup i serbëve me një qen i kishin kanosur ata.

“Prej lart janë lëshuar dy djem të rinj me qen, edhe ju kanë vërsul. Këta e kanë pa që lumi është shumë i madh, me hy në lum i pret vdekja, por edhe me i pritë nuk kanë guxu se kanë qenë fëmijë që e kanë përjetuar luftën. Edhe ja kanë mësy lumit, kështu që djali im me dy të tjerë e gjetën vdekjen në lumë, kurse Fitimi ka shpëtuar”, tha Deliu

Kjo do të mjaftonte, që në Kosovë të nisnin protesta, të cilat më pas do të njiheshin si “Trazirat e marsit”

Në to, jetën e humbën dy vëllezër të Asllan Elshanit.

“Në ora dy përafërsisht, i kam taku dy vëllezërit aty, nuk kam mundur më herët se kallaballëk shumë. Po i them vëllait të madh kthehu ti se veç sa je dal prej burgut. Se vëllai i madh ishte shtatë vjet në burg, duke sjellë armatim e kanë zënë dhe shtatë vjet i ka mbajtur burg. Doli prej burgut, i thashë bile ti kthehu tek gruaja tek çikat. Jo tha se nuk kam munduar asgjë të bëj për Kosovën. Rashë tha herët në burg, e po dua me e çlirua edhe këtë pjesë unë,” tha Asllan Elshani, vëllai i dy të vrarëve në trazirat e marsit.

Në këto trazira  20 persona mbetën të vrarë. Qindra të tjerë të plagosur.

Dhuna do ta ndalej tek kur Zaim Deliu morri forcën që t’i drejtohej popullit me disa fjalë.

“Ju kam thënë populli im i vuajtur, i dashur e i respektuar, për hir të situatës, për hir të Kosovës, ju lutem ndaluni dhe kthehuni të gjithë nëpër shtëpitë e veta, sepse po na kanoset një rrezik i madh… I jam lutë popullit në mënyrën më të sinqertë shpirtërore dhe populli më ka dëgju, janë ndal dhe kanë ardhë përsëri gjërat në vend të vetin,” shtoi Zaim Deliu.

Trazirat e marsit i ka kujtuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy