Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami publikoi një grafik për rritjen ekonomike, duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, pasi ministri i Financave, Hekuran Murati, duke u thirrur po ashtu në të dhëna të ASK-së, paraprakisht publikoi një tjetër grafik për të dëshmuar, siç tha, se “ekonomia e vendit ka vazhduar rritjen”.
Bajrami përmendi në Facebook inflacionin enorm e milionat e shpenzuara në tenderë njëburimor.
“Hekurani qenka bërë kreativ këtë të dielë, por rritja ekonomike sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës duket si në foton me poshtë”, shkroi ish-ministrja, duke publikuar një grafik, së bashku me link-un e ASK-së.
“Derisa gjatë këtij mandati ka pasë inflacion enorm mbi 23% në kumulativ (2021: 3.4%; 2022: 11.6%; 2023: 5%; shkurt 2024: 2.2%), janë dhënë mbi 240 milionë euro tenderë njëburimor e investimet kapitale të nivelit qendror në 2023 janë sa ato të vitit 2017 vetëm 349 milionë euro”, shtoi Bajrami
“Kënd po provoni ta mashtroni?”, shkroi në fund deputetja.