Tri gola, dy kartonë të kuq: Derbi mes Atletico Madridit dhe Barcelonës i pati të gjitha

by Nexhat

Barcelona ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Atletico Madridi në kuadër të javës së 29-të në La Liga, duke triumfuar 3-0.

Pas 38-të minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Joao Felix, që u asistua nga Robert Lewandowski

banner

Xavi me protestat e tepruara u ndëshkua fillimisht me karton të verdhë në minutën e 41-të, por që nuk u qetësua.

https://twitter.com/Atleti/status/1769465021602431113?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769465021602431113%7Ctwgr%5Edf5eefcd717f96bf0defc551e81876adcb3df6fa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftri-gola-dy-kartone-te-kuq-derbi-mes-atletico-madridit-dhe-barcelones-pati-te-gjitha%2F

Pas vetëm një minute pasoi edhe kartoni i dytë të verdhë, për t’u përjashtua nga bankina e Barcelonës.

Kjo situatë nuk i ndaloi lojtarët katalunasë, që shënuan edhe dy gola të tjerë.

Në minutën e 47-të, Lewandowski realizoi për 2-0, për të shtuar një qetësie më të madhe te bashkëlojtarët

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1769475738170802185?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769475738170802185%7Ctwgr%5Edf5eefcd717f96bf0defc551e81876adcb3df6fa%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Ftri-gola-dy-kartone-te-kuq-derbi-mes-atletico-madridit-dhe-barcelones-pati-te-gjitha%2F

Fermin Lopez (65’) realizoi për 3-0 me një asistim të sulmuesit polak, për të vulosur fitoren e Barcelonës në 3-0.

Atletico Madridi mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur Nahuel Molina (90+3′) u ndëshkua me karton të kuq.

Pas javës së 29-të, Barcelona është në vendin e dytë me 64 pikë, ndërsa në xhiron e 30-të takohet me Las Palmas

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy