Ukraina ka nisur një valë të re sulmesh masive me dronë sot teksa rusët votojnë në ditën e fundit për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Bëhet e ditur se 35 dronë ukrainas kanë sulmuar vetëm gjatë natës, katër prej tyre në rajonin e Moskës
Deri më tani, dihet se cak i sulmeve ukrainase kanë qenë zona e Kalugas, Yaroslavl, Belgorodit, Kurskit, dhe Rostovit, shkruan euronews,
https://twitter.com/bayraktar_1love/status/1769272065012400535?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769272065012400535%7Ctwgr%5Eea8330c04b665c3dd3777d830510fa9693973f8c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fukraina-avancon-sulme-kundrejt-rusise-ne-diten-e-fundit-te-zgjedhjeve-ruse%2F
Ndërsa një tjetër ka goditur një rafineri nafte në rajonin e Krasnodarit duke shkaktuar zjarr të madh i cili u shua disa orë më vonë.
Siç raportohet, rafineritë dhe terminalet e naftës kanë qenë objektivat kryesore të sulmeve ukrainase, në përpjekje të dobësimit të ekonomisë ruse.
https://twitter.com/PatriaeFilius/status/1769265985347842373?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769265985347842373%7Ctwgr%5Eea8330c04b665c3dd3777d830510fa9693973f8c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fukraina-avancon-sulme-kundrejt-rusise-ne-diten-e-fundit-te-zgjedhjeve-ruse%2F
Ndërkohë, ushtria ukrainase ka njoftuar se 14 dronë rus janë rrëzuar mbi rajonin e Odesës.
Gjithashtu, rusët kanë lëshuar edhe pesë raketa kundërajrore S-300 në rajonet e Kharkiv dhe Donetsk, si dhe dy të tjera X-59 në Chernihiv.
https://twitter.com/DevanaUkraine/status/1769279012159762810?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769279012159762810%7Ctwgr%5Eea8330c04b665c3dd3777d830510fa9693973f8c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fukraina-avancon-sulme-kundrejt-rusise-ne-diten-e-fundit-te-zgjedhjeve-ruse%2F
Ndërsa lufta zvarritet drejt vitit të tretë, Ukraina i është kundërpërgjigjur me më shumë sulme me dronë forcave ruse, dhe po avancon gjithnjë e më shumë në vijën e frontit.
https://twitter.com/bayraktar_1love/status/1769273202411233640?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1769273853207863738%7Ctwgr%5Eea8330c04b665c3dd3777d830510fa9693973f8c%7Ctwcon%5Es2_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fukraina-avancon-sulme-kundrejt-rusise-ne-diten-e-fundit-te-zgjedhjeve-ruse%2F
.