Vuçiq vazhdon në rolin e propagandistit: Trazirat e marsit u përgatitën që Kosova ta fitojë pavarësinë

by Nexhat

Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiq, ka vazhduar me propagandën e tij kundër Kosovës, duke pretenduar se serbët në Kosovë “po persekutohen”.

Ai tha gjithashtu se ajo që ndodhi më 17 mars 2004 ishte “mirë e organizuar dhe e koordinuar” për të fituar një Kosovë të pavarur

Siaps Vuçiqit, ky “persekutim”, është i njëjtë sikur ai 20 vjet më parë, duke përkujtuar kështu trazirat e marsit.

“Askush nuk mund të na heqë të drejtën për të vërtetën, është e nevojshme për ne dhe nuk do ta mbajmë të heshtur”, ka propaganduar Vuçiq, ka raportuar mediumi “Beta”.

Më tutje, presidenti serb e ka luajtur viktimën, duke pretenduar se ‘bota ka standarde të dyfishta sa i përket Serbisë”.

“Kur ne kërkojmë për Serbinë atë që vlen për të gjithë në botë, ata na sulmojnë se jemi të dhunshëm, se jemi armatosur”, ka deklaruar Vuçiq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy