Dua Lipa turne për promovimin e Radical Optimism, vjen edhe në Ballkan

by engel

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka publikuar datat dhe vendet ku do të promovojë albumin e saj më të ri “Radical Optimism”. Pas suksesit të albumit “Future Nostalgia”, Dua pritet të publikojë së shpejti albumin e saj më të ri.

Përmes një postimi në Instagram, ajo njoftoi për vendet evropiane ku do të nisë turneun për albumin e saj “Radical Optimism”. Më 5 qershor, Dua Lipa do të mbajë një koncert në Berlin të Gjermanisë, më datën 9 do të jetë në Kroaci pastaj më datën 12 dhe 13, ajo do të mbajë dy koncerte në Francë. Dua Lipa është padyshim një fenomen i muzikës “pop” në botë dhe albumi i saj më i ri po pritet me shumë kureshtje.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy