Gigi Hadid dhe Bradley Cooper duken mjaft të dashuruar në një dalje të tyre të fundit. Modelja u pa duke shkëmbyer puthje me aktorin teksa po shijonin darkën me miqtë në New York City mbrëmjen e së enjtes.
Referuar fotove të kapura nga paparacët, Hadid ishte më e gezuar gjatë darkës, ndërsa Cooper dukej më i rezervuar dhe i qetë.
Megjithatë, ndonëse nuk e fshehin më dashurinë e tyre, të dy shmangën paraqitjen zyrtare së bashku në Oscars të dielën e kaluar, ku Cooper u nominua për filmin e tij, Maestro.