Kievi pretendon se ushtrisë ruse i kanë shkatërruar mbi 500 autoblinda brenda çdo muaji, që nga fillimi i luftës

by Nexhat

Sipas të dhënave më të fundit të Kievit, Rusia ka humbur më shumë se 500 mjete të blinduara brenda një muaji, që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë në shkurt të vitit 2022.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes ka postuar në X, sesa copë pajisjesh ushtarake forcat e saj kanë arritur t’ia shkatërrojnë rusëve në 24 muajt e parë të luftës që e filloi Vladimir Putini

banner

Siç raporton Newsweek, në postim thuhet se 13 mijë automjete të blinduara ruse janë shkatërruar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë

“Kjo do të thotë se mesatarisht 500 automjete të blinduara janë shkatërruar në një muaj. Luftëtarët ukrainas kanë shkatërruar armët ruse me shpejtësi të paparë. Bravo”, thuhet në postimin e ministrisë ukrainase të Mbrojtjes

Në raportin e fundit gjithashtu theksohet se Rusia ka humbur 6.809 tanke, 12.141 automjete dhe kamionë cisterna si dhe 1.017 sisteme raketore dhe 720 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy