Petkoviq përdori gjuhë të rëndë ndaj Osmanit, reagon Presidenca, ia përmend “mentalitetin e Millosheviqit e Putinit”

by Nexhat

U.D., shefja e Stafit të Kabinetit të Presidencës, Learta Hollaj, i ka reaguar ashpër kryenegociatorit të Serbisë në Dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq, pasi i njëjti përdori gjuhë fyese ndaj Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Hollaj në një reagim në “X”, Petkoviqit i thotë se retorika e tij çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit.

banner

“Shefi juaj e quajti Presidenten tonë ‘mi”, qeveria juaj e krahasoi me ‘miza’ dhe tani ju e quani ‘qen’. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviçit dhe Putinit, duke zbuluar një injorancë rrëqethëse të mësimeve të historisë – pikërisht atë që do të prisnit nga një shovinist”, është ky reagimi që Hollaj ka bërë në “X”.

Petar Petkoviq paraprakisht kishte shkruar se “Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani gënjen si qen!

“Çfarë do të thotë populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur”, kishte shkruar Petkoviq

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy