Tahiri i bindur thellësisht: PDK i fiton zgjedhjet e ardhshme, qeverinë do ta bëjmë ne

by Nexhat

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, u shpreh i bindur se PDK do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, pasi sipas tij qytetarët janë të pakënaqur me qeverinë aktuale.

I pyetur nëse beson se PDK do t’i fiojë zgjedhjet, ai tha:

banner

“Absolutisht jam i bindur që PDK, mandatari që do të vjen nga PDK do ta krijojë qeverinë e ardhshme që do ta udhëheqë për katër vitet e ardhshme”, tha Tahiri në Pressing, transmeton Express.

“Këtu jemi më se të bindur”, u shpreh ai në Pressing

Sa i përket sondazheve, ai tha se në debatet politike në zgjedhjet lokale PDK-në e kanë nxjerrë vetëm në dy komuna fituese.

“Kemi dalë me numrin më të madh të komunave, kemi dalë me nëntë komuna”, shtoi ai.

“Pakënaqësia e qytetarëve në raport me këtë qeveri është jashtëzakonisht e madhe”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy