Bislimi: Petkoviq nuk kishte mandat të diskutonte rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi

by engel

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se shumica e diskutimit të sotëm që ai e pati me kryenegociatorin serb në dialog, Petar Petkoviq, kishte të bënte me mundësitë se si të zbatohet marrëveshja bazike dhe aneksi i saj. Bislimi tha se nga pala serbe kërkoi të dijë se “a kemi marrëveshje”, ndërsa tha se Petkoviq i bishtnoi përgjigjes.

“Ne në vazhdimësi duam të dëgjojmë nga pala serbe se a kemi marrëveshje dhe a jemi të përkushtuar që këtë marrëveshje ta zbatojmë në tërësi. Iu bishtnua përgjigjes disa herë, përderisa në fund tha që “jo për Serbinë është problematike marrëveshja, për shkak se ka nene që merren me statusin”, sidomos ato nene për respektimin e integritetit territorial, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare e të ngjashme. Në fakt na u tha se Serbia nuk e njeh marrëveshjen si të tillë, dhe po ashtu na tha që për Serbinë është e pamundshme të nënshkruhet një marrëveshje me Kosovën”, ka thënë Bislimi.

banner

Kryenegociatori i Kosovës ka thënë se ndërmjetësi i BE-së, Miroslav Lajçak konstatoi se “Serbia ka problem të lëvizë në këtë drejtim” dhe se “është dëshpëruese që edhe një vit pas ne ende nuk kemi bërë përparime substanciale në këtë”.

“Kryenegociatori i Serbisë nuk kishte kurrfarë mandati të diskutonte për këtë”, ka thënë Bislimi.

Bislimi tha se në takim “u trajtuan mundësitë se si të formalizohet, respektivisht të regjistrohet marrëveshja bazike dhe aneksi implementues”.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy