DASh: Urgjentisht të vazhdojnë bisedimet për përdorimin e dinarit në Kosovë

by Nexhat

Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se bisedimet për përdorimin e dinarit në Kosovë duhet të vazhdojnë me urgjencë.

Këtë koment e bëri zëvendës-zëdhënësi i DASh-it, Vedant Patel, gjatë një konference të sotme për media në Uashington.

banner

Duke u ndalur te takimi i sotëm mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq në Bruksel, me ndërmjetësin Miroslav Lajçak, Patel tha se e mirëpresin këtë takim.

“Janë bisedime që i mirëpresim, që po zhvillohen në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja në Bruksel sot, ku po diskutohet për rregulloren për para të gatshme të BQK-së. Këto diskutime duhet të vazhdojnë me urgjencë, dialogu në Bruksel është kanali i duhur për zgjidhjen e këtyre çështjeve, në lidhje me normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi”, tha Patel, raporton Klankosova.tv.

Ai përsëriti “brengën” e ShBA-së në lidhje me kufizimin e eksportimit dhe përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Mes tjerash, ai u bëri thirrje edhe një herë Kosovës dhe Serbisë “t’i deeskalojnë tensionet”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy