Deri në tre mijë euro gjobë për bizneset që lejojnë pirjen e duhanit brenda

by Nexhat

Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar bizneset se do të ketë gjobë prej një deri në tre mijë euro për lokalet që lejojnë pirjen e duhanit brenda.

Sipas postimit në Facebook, muajin e parë gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisin bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset.

Tutje, MSh thotë se nga janari deri më 14mars janë shqiptuar gjithsej 1 mijë e 328 gjoba, njofton Klankosova.tv.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

MOS PI DUHAN, MERR FRYMË LIRSHËM

Po vazhdon pa kompromis zbatimi i Ligjit për Kontroll të Duhanit, në të gjithë territorin e Republikës, ku nga janari deri me datë 14.03.2024 janë shqiptuar gjithsej 1328 gjoba.

Muajin e parë të vitit gjobat kanë qenë minimale, me qëllim që të nxisim bashkëpunim të ndërsjellë pa i ngarkuar bizneset, ndërsa tash e tutje gjobat për ata që thyejnë ligjin do të jenë maksimale, prej 1000 deri në 3000 euro.

Duhani vret më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit në botë, duke përfshirë rreth 1.3 milionë jo-duhanpirës të cilët janë të ekspozuar ndaj tymit të dorës së dytë;

Në çdo 6.5 sekonda një njeri vdes në botë nga pasojat e duhanpirjes;

Duhani vret gjysmën e përdoruesve të tij. Është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë;

Pirja e duhanit vlerësohet se shkakton: 67% të gjitha vdekjeve nga kanceri i mushkërive; 34% të vdekjeve nga sëmundjet kronike të frymëmarrjes dhe 8% të vdekjeve nga sëmundjet kardiovaskulare.

Prandaj, mos pi duhan.

Jeto, merr frymë lirshëm!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy