Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar sot në Deçan, ku ka zhvilluar një diskutim me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosajn dhe autoritetet tjera lokale.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se Deçani do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës.
Ai tutje ka shkruar se qeveria e sotme e Kosovës nuk po e respekton dhe nuk po e përkrah Deçanin në kërkesat jetike në shërbim të qytetarëve, njofton Informim.net
Megjithatë Haradinaj thotë se Qeveria qendrore e ka lënë anash Deçanit dhe s’po i përkrah kërkesat e tyre jetike, duke kritikuar buxhetin e ndarë për këtë komunë.
“ Sot qëndrova në Deçan ku zhvillova një diskutim me kryetarin, z. Bashkim Ramosaj dhe autoritetet tjera lokale për të gjitha zhvillimet e fundit në Deçan e më gjerë. Deçani, si çdoherë ka nderuar Kosovën e gjithë kombin në të gjitha çështjet e ndjeshme, dhe do të vazhdojë të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, për t’i respektuar vendimet e institucioneve qendrore të Kosovës, sepse është shteti ynë dhe shtet tjetër nuk kemi