Ilir Avdyli: Privilegj i madh të jem pjesë e Kosovës

by Nexhat

Portieri Ilir Avdyli ka folur për faqen zyrtare të FFK-së para dy ndeshjeve miqësore të Përfaqësueses së Kosovës në muajin mars.

Kosova do të luajë të premten në udhëtim te Armenia, ndërsa të martën e javës së ardhshme te Hungaria

banner

Këto dy ndeshje do të jenë të parat në drejtimin e përzgjedhësit të ri, Franco Foda, i cili veçse ka përfunduar dy stërvitje të plota me ekipin e ftuar.

Pas stërvitjes së dytë ka folur edhe portieri i Llapit, Ilir Avdyli, i cili ka treguar privilegjin që ka me ftesën tani, për dallim me grumbullimin e para shtatë viteve.

“Është privilegj i madh të jem pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës”, ka thënë fillimisht Avdyli për faqen zyrtare të FFK-së.

“Është një ndjenjë e veçantë, djelmoshat më kanë pritur mirë dhe shpresojë të kemi rezultate pozitive në këto dy ndeshje miqësore”.

“Kam qenë pjesë e grumbullimit edhe para 7 vitesh kur nuk ishim të pranuar të FIFA dhe UEFA, por sot është krejtësisht ndryshe.  Tani ka konkurrencë të fortë dhe normalisht po përgatitemi për t’i zhvilluar ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe për ta parë formën e secilit”, përfundoi portieri i Llapit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy