Protesta nëse një qeveri tjetër do t’ia jepte pronën Manastirit?, Kurti: S’kam kohë e nerva të mendoj si opozitar

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti është pyetur se si do të reagonte po të ishte në opozitë dhe nëse një qeveri tjetër do ta urdhëronte Agjencinë Kadastrale që t’ia regjistronte pronën Manastirit të Deçanit.

I pyetur nëse do reagonte duke organizuar protesta, Kurti është përgjigjur duke thënë se i ka shterur të gjithë energjinë, kohën e nervat që ka pasur për të menduar si opozitar, 

banner

“ Nuk kam kohë të mendoj edhe për opozitën. Për opozitën le të mendojë opozita. Unë po mendoj si kryeministër, sepse për më shumë se dy dekada kam menduar si opozitar. Besoj se gjithë energjinë, kohën dhe nervat që i kam pasur për të menduar si opozitar, i kam shterur”, ka deklaruar Kurti për Radio Evropa e Lirë.

I pari i Qeverisë ka shtuar se i merr me seriozitet opozitën, por në kuptimin e polemikave beson se është kryeministri që më së paku është ballafaquar me opozitën nga gjithë kryeministrat e tjerë.

“ Unë vazhdimisht i kuptoj, sepse i dëgjoj se çfarë thonë, i marr me seriozitet dhe me sinqeritet, mirëpo duhet pranuar se, në kuptimin e polemikave, unë jam kryeministri që më së paku është ballafaquar me opozitën, prej se Kosova ka kryeministër”, ka shtuar Kurti.

Kurti ka shtuar s’do ta konsideronte me urgjencë çështjen e Manastirit të Deçanit po të mos ishte për ta kapur “rastin unik” në këtë pranverë që Kosova të ketë sukses në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Europës.

“Së pari, unë nuk jam dakord me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Në mendjen time të shëndoshë, arsyen kritike… nuk e kam kuptuar asnjëherë se si bëhet që Manastiri i Deçanit të bëhet palë që adreson çështje në Gjykatë Kushtetuese, por edhe shumë e shumë çështje të tjera. Mirëpo, shikoni, neve na duhet ta bëjmë maksimumin e mirë e të mbarë me një trashëgimi të keqe e të mbrapshtë, që nuk është aspak minimale. Dhe, këtë po e bëjmë”.

“Nuk do të mund ta konsideronim me një urgjencë të këtillë. E kemi rastin unik që në këtë pranverë të kemi ulëse pranë shteteve të tjera anëtare të Këshillit të Evropës, sepse të gjithë treguesit e organizatave prestigjioze për vlerat themelore të Këshillit të Evropës, ne i plotësojmë në mënyrë të plotë – domethënë, edhe sundimin e ligjit, edhe të drejtat e njeriut edhe demokracinë. Ka plotësime të pjesshme, por që nuk janë plotësime edhe të shteteve anëtare”, ka deklaruar Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy