Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, tha diskutimi i “tepërt” i çështjes së dinarit në Kosovë, mund të jetë i qëllimshëm për ta mbuluar sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.
I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, të Tëvë, Quni tha se para diskutimit për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës, prioritet do duhej të ishte akti i kryer në Banjskë, ku pas kësaj do të mund të kishte veprime kundrejt Beogradit
“Sot në qendrat e vendimmarrjes nuk flitet për aktin terrorist, nuk flitet për Banjskën, nuk flitet për inkursionin paramilitar, për pasojat e saj, për qëllimet, nuk flitet për komprometimin e Beogradit i cili ka qëndruar prapa, institucionet e ndryshme të përfshira me përgatitjen e asaj njësie paramilitare, e prirë nga kryekrimineli Radojiçiq. Në vend se të jetë top temë me prioritet, me dinamikë e intensitet, kjo çështje pas të cilës do të pasojnë sanksione, do të ketë veprime kundrejt Beogradit, e sot po flitet për dinarin. A është nga mos dijenia, a është koincidencë, apo është diçka e qëllimshme që të mbulohet një veprim terrorist kriminal, e të merremi me diçka që në krahasim me atë situatë, është shumë margjinale”, deklaroi Quni.
Andaj, deputeti i LDK-së, vlerësoi se duhet të gjendet me patjetër përgjigja e kësaj çështje, për ta kuptuar se pse u bë top temë dinari, kundrejt një akti paramilitar terrorist në veri