Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama raportohet të ketë pasur një incident sot me gazetaren e Syri TV, Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje.
Sipas raportimeve në media, Rama përdori kontakt fizik ndaj gazetares, e cila po bënte një pyetje lidhur me financimin e portit të ri të Durrësit
“Ju lutem mos më prekni më,” iu drejtua gazetarja, ndërsa Rama u largua pas incidentit fizik.
Debati (Sipas Syri TV):
Ambrozia Meta: A do të jetë e njëjta kontratë në Sazan si me atë të Portit të Durrësit, ku falen tokat, dhe taksat…
Rama: Latinët kanë një shprehje: Padija nuk është argument.
Ambrozia Meta: Ju lutem një shifër sa fitojnë shqiptarët…
Rama: Shqiptarët nga gjithçka që ne po bëjmë, po fitojnë në këtë proces. Do të fitojnë në këtë proces. Nxitja e këtyre zhvillimeve, realizimi i këtyre zhvillimeve, pasuron shqiptarët, Shqipërinë, rrit ekonominë e saj. Injoranca nuk ka argument
Ambrozia Meta: A ka bërë shteti shqiptar një studim se sa do të fitojnë shqiptarët?
Rama: Sot ne flasim për një Shqipëri që bëhet konkurruese. Të tjerat janë muhabete kot. Flasim për një aplikim që do ta shqyrtojmë sipas ligjit.
Ambrozia Meta: A po mendoni që t’i falni taksat?
Rama nuk i përgjigjet
Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….
Rama: Shko shifi,
Ambrozia Meta: Jo, ju lutem, mos më prekni më!
A disgusting, yet no surprising gesture of #Albania PM, @ediramaal harassing a female journalist today. pic.twitter.com/0DFuUOzDwX
— Xhemajl Rexha (@xhemajl_rexha) March 19, 2024