Risi në listën e Kombëtares, Arbër Hoxha: I lumtur që jam pjesë e Shqipërisë

by Merita

Shqipëria publikoi listën e të ftuarve pak ditë më parë, për ndeshjet miqësore ndaj Kilit dhe Suedisë.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho vendosi të grumbullojë për herë të parë futbollistin e Dinamos së Zagrebit, Arbër Hoxha.

Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një postimi, ka shpërndarë një video të sulmuesit, i cili thotë fjalët e para pas afrimit në kombëtare.

‘Përshëndetje. Unë jam Arbër Hoxha dhe ndihem shumë i lumtur që jam pjesë e Kombëtares. Ju presim të premten në Parma në ndeshjen kundër Kilit. Forca Shqipëri”, – tha Hoxha.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy