Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, së fundi tentoi të bëjë të zgjedhë Perëndimin mes Kosovës dhe Serbisë. Në një paraqitje të djeshme në një akademi, Vuçiq la të kuptojë se nëse Perëndimi zgjedh Kosovën, do ta shfrytëzojnë rastin, “ndryshe siç përjetuan në 25 vjet më parë”. Një deklaratë që u pa si kërcënim direkt për Kosovën.
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Bundestagut gjerman, Michael Roth, ia ka kujtuar presidentit serb se çka nënkupton perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ai i dha të drejtë Vuçiqit vetëm në atë se Serbia s’mund të hyjë në BE derisa ai e udhëheq.
“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si “ose Serbia ose Kosova”. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, ka shkruar Roth në në një postim në X.
https://twitter.com/MiRo_SPD/status/1770045829866209685?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1770045829866209685%7Ctwgr%5Eedfc79e99a00ef85e75a9f3cc5baff0b01b59f21%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Froth-vuciqit-me-ty-ne-krye-nuk-ka-asnje-menyre-qe-serbia-te-hyje-ne-be%2F