Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka dhënë detaje nga takimi i së martës mes dy kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë.
Lajçak në një postim në Facebook për takimin e së martës shkruan se ishte e rëndësishme të vërtetoheshin disa fakte dhe ne ramë dakord që të vazhdojmë diskutimin tonë për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel ardhshme në Bruksel
“Çfarë fillimi i ngarkuar i javës në Bruksel! Dje prita dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar se si të avancohet zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit, si dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Dialogun, duke përfshirë ndikimin e vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për serbët e Kosovës dhe komunitetet tjera
Ishte e rëndësishme të vërtetoheshin disa fakte dhe ne ramë dakord që të vazhdojmë diskutimin tonë për këtë çështje të hënën e ardhshme në Bruksel, bazuar në propozimet konkrete dhe realiste që palët pritet të paraqesin paraprakisht. Në të njëjtën kohë, takimi tregoi gjithashtu se zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe mënyrat shtesë se si të zyrtarizohet ajo do të duhet të adresohen në nivelin më të lartë në një takim të liderëve…”, shkruan ai