Hasani në librin e ri: Thaçi orkestroi dy aktakuza ndaj meje, frikësohej se do ta sfidoja për President – Lumezi ia kreu favorin

by Nexhat

Të martën doli nga shtypi “Rruga për Damask”, libri më i ri i profesorit të së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani. Në të, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese përshkruan në njëfarë mënyre edhe filozofinë e pushtetarëve vendorë e ndërkombëtarë të kohës, siç thotë vetë.

Në librin që përmban kapituj ku përfshihen shkrime të ndryshme autoriale, intervista, polemika, ese e paraqitje të ndryshme publike të autorit, Hasani shkruan edhe për aktakuzat ndaj tij në kohën kur PDK-ja ishte në pushtet dhe kryetari i saj, Hashim Thaçi, përgatitej për t’u bërë president

banner

Hasani përshkruan se si pushteti i atëhershëm ishte në pritje të kapjes së institucionit të shefit të shtetit dhe se frika ishte që ai, meqenëse gëzonte respektin e faktorit ndërkombëtar, mund të hynte në garë për ta sfiduar liderin e PDK-së.

Sipas Hasanit, pushteti nën urdhërat e Thaçit orkestroi dy aktakuza formale kundër tij, për të cilat u kujdes Aleksandër Lumezi që veç sa ishte bërë kryeprokuror i shtetit. Aktakuzat, siç shkruan ish-rektori i UP-së, ishin favori që Lumezi ia bënte pushtetit për mbështetjen që kishte marrë për të arritur në krye të organit më të lartë të ndjekjes në vend.

Siç kujton Hasani në libër, ndaj tij ishte krijuar një atmosferë helmuese edhe në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës, ku është profesor. Atë periudhë ai e përshkruan si inkuizicion të paparë, që udhëhiqej nga kryeprokurori i shtetit.

Pasi kishin dalë akuzat kundër tij, Hasani thotë se kishte zbuluar se Lumezi s’kishte fare diplomë.

Ndjekja kishte përfunduar në favor të Hasanit në të gjitha instancat gjyqësore të Kosovës.

Në librin e ri të Enver Hasanit përshkruhen edhe raste të tjera me politikanë e parti politike. Për shembull, një situatë që ai kujton se u krijua rreth tij në pranverë të vitit 2015, kur opozita e atëhershme me LDK-në, LVV-në, AAK-në dhe Nismën së bashku, i ishin vërsulur, siç shkruan ai, për shkak se s’kishte votuar në favor të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese që do t’ua jepte atyre të drejtën për ta marrë pushtetin, megjithëse i kishin humbur zgjedhjet në vitin 2014.

Libri “Rruga për Damask” gjendet në shitje në libraritë: “Dukagjini”, “Artini&Toena” dhe “Buzuku” të Prishtinës, si dhe në skriptoren e Fakultetit Juridik të UP-së

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy