Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë procesi i dialogut me Serbinë është i fokusuar në njohje reciproke në asgjë tjetër.
”Këta që janë në Qeveri po harrojnë një gjë se Kosova gjithmonë historikisht nuk e ka arrit asnjë marrëveshje me Serbinë, por me bashkësinë ndërkombëtare”, tha Hoti
Hoti ka thënë se Qeveria Kurti po sillet me 10 fytyra.
”Nuk mund të sillen këta me 10 fytyra. Ndryshe ju flet opozitës në Kuvend, ndryshe të dielave në takim me partinë e vet, ndryshe ju flet qytetarëve, ndryshe kur shkon në Londër me gazetarë”, tha Hoti, për RTV21.
Ai tha se sovranitet i vendit është që pjesa veriore të qeveriset nga institucionet e Kosovës.
”Sot është fatkeqësi për ata politikanë që mendojnë se në pjesën veriore të Kosovës të qeveriset pa pjesëmarrjen e komunitetit serb”, tha Hoti
Ish-kryeministri Hoti ka thënë se koha e ka dëshmuar se Kurti e ka humbur besimin e qytetarëve si pasojë e mashtrimeve të tij.
‘’Nuk ka logjikë që ky person me gjithë këto mashtrime të marrë besimin e qytetarëve përsëri, koha i ka dëshmu këta njerëz qe në shumicën e punëve kanë dështu’’, ka thënë Hoti.