Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese dhe ish-rektor i Universitetit të Prishtinës, e ka përmendur Rron Gjinovcin e ORCA-s, organizatës joqeveritare që merret me punën në UP, në librin e tij më të ri, “Rruga për Damask”, i cili doli në shtije të martën.
Në librin e tij të fundit, Hasani ka shkruar për një video të publikuar para një dekade, ku një vajzë pretendonte se profesori i së drejtës ndërkombëtare kishte shantazhuar studente në këmbim të notës. Akuzat nuk u vërtetuan kurrë, por Hasanit iu përdor ajo video shpeshherë
Rron Gjinovci
Hasani shkruan për një rast kur Rron Gjinovci ia kishte dërguar me e-mail zyrtar të organizatës ORCA atë video, duke treguar se si ia kishte kthyer me një “hahahhhaa!”.
Për Gjinovcin, Hasani shkruan se ka një formim “tmerrësisht të varfër intelektual” dhe “një sjellje prej huligani me tru peshku” që “e luan kapadainë me motive nga filmat e dhunshëm elektronikë dhe vizatimorë që shpërfaqin prirje të theksuara anarkike”.
Hasani shkruan se si Gjinovci ka qasje në vlerësimin e proceseve akademike në arsimin universitar. Në libër, ish-kryetari i Kushtetueses nuk i kursen epitetet ndaj Gjinovcit, të cilin e cilëson edhe njeri të paditur deri në absurd.