Pas skandalit, reagon spitali ku po trajtohej Kate Middleton: Ndaj personelit që shkeli rregullat, do të ndërmerren hapat disiplinorë

by Nexhat

Drejtori i Përgjithshëm i Klinikës së Londrës ka thënë se ‘do të ndërmerren të gjithë hapat e duhur hetimorë, rregullatorë dhe disiplinorë’ ndërsa heton pretendimet se një anëtar nga personeli mjekësor u përpoq të hakonte të dhënat mjekësore të Princeshës së Uellsit.

Kjo ngjarje vjen në mes të një debati të madh publik, ku ka dyshime mbi gjendjen e Kate Middleton dhe arsyen se pse ajo qëndroi larg opinionit publik për muaj të tërë, shkruan DailyMail.

banner

Al Russell, më në fund theu heshtjen e tij në një deklaratë këtë pasdite, në të cilën tha: “Të gjithë në Klinikën e Londrës janë plotësisht të vetëdijshëm për detyrat tona individuale, profesionale, etike dhe ligjore në lidhje me konfidencialitetin e pacientit”.

Shefat e The London Clinic kanë nisur një hetim të menjëhershëm pas pretendimeve se të paktën një anëtar i stafit ishte përpjekur të kishte askes në dosjesn e saj personale

Drejtori i përgjithshëm, Al Russell, ka dhënë një deklaratë duke thënë: “Të gjithë te The London Clinic jemi të vetëdijshëm për detyrat tona individuale, profesionale, etike dhe ligjore për sa i përket privatësisë së pacientit. Ne jemi shumë krenarë për kujdesin dhe diskrecionin e shkëlqyeshëm që synojmë të ofrojmë për të gjithë pacientët që na besojnë çdo ditë. Ne kemi sisteme në vend për të monitoruar menaxhimin e informacionit të pacientit dhe, në rastin e çdo shkelje, do të merren të gjitha hapet e duhura hetimore, rregullatore dhe disiplinore. Nuk ka vend në spitalin tonë për ata që shkelin qëllimisht besimin e ndonjë prej pacientëve tanë apo kolegëve”.

Princeshë Kate është bërë e vetëdijshme për pretendimet, ndërsa një zëdhënës për Pallatin Kensington tha: “Kjo është çështje për The London Clinic”

Ministrja e Shëndetësisë, Maria Caulfield, e cila është vetë infermiere, tha se rregullat ishin “shumë të qarta” lidhur me ndalimin e aksesimit të informacionit privat mjekësor pa një qëllim mjekësor.

Ajo u tha LBC: “Ajo çfarë unë kam kuptuar është se policia është pyetur për të shikuar këtë çështje – nëse do të marrë masa është çështje për ta. Por Komisioneri i Informacionit mund të marrë masa gjyqësore, mund të japë gjoba, Këshilli i Infermierisë dhe rregullatorët e tjerë shëndetësorë mund t’ju heqin nga regjistri nëse shkelja është mjaft e rëndë. Kështu që ka implikime veçanërisht të rënda nëse po shihni shënime për të dhëna mjekësore për të cilat nuk duhet të shihni”.

Princesha u pranua në spital për operim në bark më 16 janar. Detajet e gjendjes së Kate-t nuk janë bërë publike, por Pallati Kensington më parë tha se nuk ishte i lidhur me kancerin dhe se princesha dëshironte që informacioni i saj personal mjekësor të mbetej privat. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy