Pyet Shpend Ahmeti: Ata që thonë se Kosova s’duhet t’i dëgjojë këshillat e SHBA-së, pse frikësohen nga deklarat e Hillit?

by Nexhat

Ish-kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, i cili në mënyrë periodike komenton zhvillimet politike në vend dhe rajon, ka shkruar edhe për reagimet e shumta të bëra sot pas një deklarate të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se Serbia është më afër NATO-s,

Ahemti ka pyetur ata që mendojnë se Kosova s’ka nevojë për SHBA-në, se pse kanë frikë nga një deklaratë e tillë e ambasadorit amerikan Hill.

banner

Ahmeti ka thënë se Hillit ka kush i kërkon llogari, derisa ka thënë se a janë kosovarët duke kërkuar llogari tek ata që duhet të japin llogari.

“Ju që mendoni se skemi nevojë për ShBA e që nuk duhet me i dëgju këshillat, pse frikësoheni nga deklaratat e Hill? Skemi nevojë apo jo?  Përderisa gjithmonë gjejmë faj te tjerët duhet ndonjëherë me mendu që ka gjasë, gjasë të vogël mbase që ne duhet të korrigjojmë pak qasjen.

Ambasadorit Hill ka kush i kërkon llogari por a po kërkojmë ne llogari nga ata që duhet të na japin llogari.   Nuk kemi nevojë ta drejtojmë Kosovën si kanë nevojë të tjerët, por me siguri të plotë e dijmë se nuk do ta drejtojmë botën sipas dëshirës tonë”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti në fund ka thënë se më e keqja është e po mendohet se dëshirat e Kosovës dhe të aleatëve janë kundërthënëse. Sipas ish-kryetarit të Prishtinës, Kosova ka mundësi për të lëvizur, por s’po e shfrytëzon dhe për më keq hapësira po ngushtohet.

“Më e keqja është se po mendojmë që dëshirat tona dhe të miqëve janë kundërthënëse.  Mundësinë me lëviz e kemi por nuk po e shfrytëzojmë. Për më keq, po e ngushtojmë”, ka përfunduar Ahmeti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy