Aktakuzë kundër 18 personave në rastin “Subvencionet V”, tetë janë zyrtarë – Prokuroria kërkon konfiskimin e 184 mijë eurove

by Nexhat

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 18 personave për rastin e njohur si “Subvencionet V”, tetë prej të cilëve janë zyrtarë, raporton Express.

Aktakuza është ngritur kundër: K.Z, L.S, S.SH, A.U, V.H, B.P, A.GJ, G.A, K.S, B.S, V.I, F.J, F.Y, A.N, A.S, A.T, B.O dhe M.M. Ata akuzohen për “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Mashtrim me subvencione”, 

banner

“Aktakuza është ngritur kundër tetë (të pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit,  një (1) zyrtarë  në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.

Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër të pandehurve të lartcekur është ngritur për veprat penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 KPRK-së, ‘’Marrja e ryshfetit’’ nga neni 421 të KPRK-së, ‘’Dhënia e ryshfetit’’ nga neni 422 të KPRK-së, ‘’Ushtrim i ndikimit’’ nga neni 424 të KPRK-së, si dhe ‘’Mashtrim me subvencione’’ nga neni 324 të KPRK-së.

Aktakuza është ngritur kundër tetë (😎 pandehurve si persona zyrtar, prej tyre katër (4) të pandehur janë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dy (2) të pandehur zyrtarë nga Regjioni i Gjilanit në kuadër të AZHB-së, një (1) zyrtarë në Komunën e Kllokotit, një (1) zyrtarë në Komunën e Vitisë dhe ndaj dhjetë (10) të pandehur të tjerë qytetar.

Po ashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të konfiskohet dobia pasurore e sekuestruar nga të pandehurit e fituar me kryerjen e veprave penale në vlerë 184,000.00€.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy