E keni ditur? Ja çfarë ndodh nëse zgjoheni çdo ditë në orën 6

by Merita

Nëse vazhdimisht nuk flini mjaftueshëm ose nuk bëni gjumë të mirë dhe zgjoheni herët, mund të vijnë disa efekte anësore mjaft shqetësuese.

Eksperti i kësaj çështjeje, James Leinhardt thotë se ekziston një keqkuptim i zakonshëm që duhet të bëjmë tetë orë ‘magjike’ gjumë, nuk është kështu, shkruan Metro.co.uk.

banner

“Për shumicën e njerëzve, tetë orë janë joreale… as një në pesë njerëz nuk arrin të bëjë 8 orë gjumë. Gjëja kryesore në të cilën duhet të përqendroheni është cilësia e gjumit dhe jo sasia”, thotë Leinhardt.

“Nëse jeni duke bërë gjumë të mirë gjatë natës, nuk duhet të ketë rëndësi nëse zgjoheni në orën 6 të mëngjesit apo po bëni tetë orët e plota çdo natë”, theksoi ai.

Megjithatë, nëse bëni vazhdimisht më pak gjumë, dhe gjumë me cilësi të dobët dhe zgjoheni në orën 6 të mëngjesit çdo ditë – trupi juaj shumë shpejt do të lodhet. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy