Haradinaj: Qeveria Kurti, më e korruptuara që ka pasur ndonjëherë Kosova

by Nexhat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Qeveria Kurti është Qeveria më e korruptuar që e ka pasur ndonjëherë Kosova.

Sipas Haradinajt, kontratat e shumta njëburimore e konfirmojnë këtë.

“Qeveria Kurti është qeveria më e korruptuar që e ka pasur Kosova, këtë e thotë matematika, nuk ka pasur ndonjëherë më shumë se gjatë kësaj qeverie kontrata njëburimore”, ka thënë Haradinaj në eventin e organizuar nga qeveria studentore e Institutit të Teknologjisë Rochester (A.U.K.), me rastin e 25-vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

I pyetur në lidhje me vendimin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci për lirimin e objektit ku gjendet partia e tij, Haradinaj ka thënë se “do veprojmë ashtu siç thotë ligji”

Kontratat njëburimore, çështje që u ngrit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë qenë temë e diskutimit edhe në Kuvendin e Kosovës, por deputetët e pushtetin e patën lëshuar seancën. Opozita akuzon se pushteti ka nënshkruar kontrata të shumta pa procedura negociuese

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy